Katër muaj pasi anuloi turneun në Amerikën e Veriut këtë pranverë për shkak të problemeve të vazhdueshme shëndetësore, Celine Dion njoftoi së fundi se edhe turneu evropian, i planifikuar i këtij viti gjithashtu është shtyrë.

Më vjen shumë keq që duhet të ndryshojmë planet tona të turneut për Evropën edhe një herë; fillimisht na u desh të zhvendosnim shfaqjet për shkak të pandemisë, tani janë problemet e mia shëndetësore që na bëjnë të shtyjmë shfaqjet dhe, për fat të keq, të anulojmë edhe disa”,– shkroi këngëtarja në profilin e saj në Instagram.

Lajmi i mirë është se jam pak më mirë. Po ecën shumë ngadalë dhe është shumë zhgënjyese për mua. Po marr trajtim nga mjekët, po marr ilaçe, por ende po përjetoj disa spazma dhe duhet shumë më shumë kohë që të shërohem nga sa kisha shpresuar.”

Turneu do të nisë në shkurt të vitit të ardhshëm. Koncertet zgjasin deri në prill, kur Celine do të bëjë një pushim.