Tritan Shehu, deputeti i Partisë Demokratike, i ka ftuar sot qytetarët shqiptarë të mblidhen sërish në stadiumin “Air Albania” këtë herë për një moment tjetër kulminant të Partisë Demokratike: jo për t’u ringritur, siç shprehet, por për të fituar më 14 maj!
“Përsëri sot në atë stadium!
Këtë herë jo thjesht për t’u ringritur, por për të fituar më 14 maj! Të gjithë së bashku në mesditë!
Numërimi “mbrapsht” ka filluar tashmë. Kudo, që nga Gjirokastra, Libohova, Dropulli, Tepelena, Memaliaj, Këlcyra, Përmeti, Tirana, Durrësi, Elbasani, Lushnja, Kukësi, Shkodra…
Në të gjithë Shqipërinë!” nënvizon Shehu në mesazhin e tij përmes rrjeteve sociale duke përkujtuar Kuvendin e madh të PD që u mbajt më 11 dhjetor 2021 në arenën kombëtare.