Kryeministri Edi Rama, po zhvillon sot në Kryeministri, konferencën e fundvitit me gazetarët.

Kreu i qeverisë, e nisi fjalën me arritjen më të madhe të vendit tonë, çelja e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Rama: Sot është dita e konferencës tradicionale të fundvitit që për natyrë është më e gjatë se zakonisht dhe po e nis me faktin sipas meje më domethënës të vitit që po lëmë pas, çelja e negociatave për anëtarësimin në be, praktikisht të dy grupkapitujve shumë të rëndësishëm.

Ky proces i jashtëzakonshëm për nga volumi i punës, intensiteti dhe cilësia do të ishte i pamundur nëse një skuadër e madhe kombëtare e Shqipërisë e qindra e qindra punonjës të administratës publike nuk do të kishin bërë më parë punën e shkëlqyer me procesin screening, diagnozën e gjithë sistemit të Shqipërisë.

Vlerësimet befasuese të komisionit evropian të qeverive që ishin tipikisht përfaqësuese të vendeve më skeptike, janë një fakt shumë domethënës për çka është bërë gjithë këto vite dhe çka është bërë vërtetë administrata, e cila as nuk përfaqësohet, as nuk interpretohet as nuk shpjegohet në rastet e atyre punonjësve të administratës që për një arsye apo një tjetër nuk e nderojnë administratën tonë, nuk e nderojnë flamurin tonë dhe bëhen objekt qoftë i ekspozimeve të sjelljeve dhe veprimeve të tyre të padenja nga mediat, qoftë i drejtësisë, por nëse shohim dy anët e kësaj medalje për shkak të këtyre ekspozimeve për publikun, është në fakt një pjesë shumë e vogël dhe domethënëse për të kuptuar nivelin e drejtimit, administrimit të punëve të administratës.

Shqipëria ka dalë pas 29 viteve nga faza e monitorimit të KiE, nuk jemi më vend nën monitorim të plotë, por njësoj si të gjitha ato vende që duam të bashkohemi në familjen evropiane. Shqipëria është bërë nxitësi dhe ia ka dalë të shtyjë edhe të bëjë të mundur duke u futur në bashkëpunim edhe me vendet e tjera të rajonit, jo vetëm një dialog të pandodhur më parë mes komisionit evropian vendeve anatare dhe vendeve kandidate, nga ku doli si rezultat konkret plani i ri i rritjes.