Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas hapjes së negociatave për integrimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Ambasadorja thotë se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë për reformën në drejtësi si edhe në hapat e e tjerë të nevojshëm për anëtarësimin e plotë në BE.

Reagimi i Plotë nga Yuri Kim:

Urime  për Konferencën e Parë Ndërqeveritare të sotme – hap historik, i shumëpritur drejt anëtarësimit të plotë në familjen. Do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm përpjekjet tuaja për reformën në drejtësi dhe hapat e tjerë të nevojshëm për anëtarësim. Përpara!