- Shqipëria ka nisur sot zyrtarisht bisedimet me Brukselin për hapat që do të ndërmerren në vijim në rrugën drejt integrimit të Bashkimin Evropian.
Megjithatë, Besnik Mustafaj, thekson se nuk mund të themi që janë çelur negociatat por se është çelur rruga drejt këtyre negociatave.
Mustafaj theksoi se procesi është i kthyeshëm dhe nëse vendi nuk bën progres në akset kryesore, proceset euro-integruese mund të mbesin në vend.
“Jemi në paradhomë, por ndryshimi është që dera nuk është e mbyllur. Procesi është i kthyeshëm. Nëse vendi nuk bën progres në akset kryesore, si demokracia, të drejtat, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka kthim mbrapa.”, tha ai.
Analisti solli në vëmendje se vullneti i secilit shtet anëtar mund të ndalojë në çdo moment ecurinë e negociatave.
“Kthimi pas do të thotë që mund të humbësh edhe të drejtën e negociatave. Serbia e ka mbetur te 4 kapitujt. Lufta kundër korrupsionit do të jetë që në fillim. Brukseli negociatat i ka kryesisht teknike.
Mund të bindet një shtet, por të del një vend, cilido që thotë se kam të dhëna të tjera. Avancimi është kur nuk është më me gënjeshtra nga ana e qeverisë.”, u shpreh Mustafaj.





