Çelsit i është ofruar mundësia për të transferuar Iskon nga Reali i Madridit për vetëm 44 milionë paund muajin e ardhshëm. Gjigantët spanjollë do të përpiqen ta largojnë fantazistin 27-vjeçar për t’i hapur vend Kristian Eriksenit në merkaton e janarit.
Isko ka vuajtur të ketë një vend titullari në skuadrën e Zidanit këtë sezon dhe “Stamford Bridge” mund të jetë kamerdarja e tij e shpëtimit.Frenk Lampard kërkon të forcojë skuadrën e tij të re në janar, duke qenë se nuk mundi dot të bënte merkato në verë.
Sipas “Mirror”, ai do të ketë në dispozicion 150 milionë sterlina për të forcuar ekipin e tij aktual dhe Isko është një nga objektivat e bluve të Londrës.





