Një lajm i bujshëm ka qarkulluar së fundmi në mediat e huaja.
Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Kukësit, Mirlind Daku, i cili është duke shkëlqyer në kampionatin Slloven me skuadrën e Murës.
Raportohet se 24-vjeçari nga Gjilani ka përfunduar në radarët e klubit të Selta Vigos, që militon në La Liga.
Daku ka cilësi të ngjashme me Muriqin, teksa sulmuesi mësohet se ka joshur drejtuesit e klubit të La Liga, të cilët me shumë gjasa do të hidhen në sulm për shërbimet e shqiptarit, në merkaton e janarit.
Ish-lojtari i Kukësit që dështoi të gjurmë në kampionatin shqiptar, shkëlqeu me gola me ekipin e Ballkanit, ndërsa të njëjtën gjë është duke e bërë edhe tani me fanellën e Muras në Slloveni.
Kartoni i Dakut vlerësohet me shifrën 800 mijë euro nga “Transfermarkt”.





