Nga Ardi Stefa
Varësia moderne e njeriut të kohës sonë dhe pse? Flas në telefonin stabël të shtëpisë verore, me një mikun tim të dashur të shkollës e fëmijërisë. Nuk komunikojmë shpesh, por është njëra nga ato marrëdhëniet, të cilat kanë themele aq të shëndosha dhe janë kaq të prekshme, saqë nuk kanë nevojë për përditësimet dhe “update” të shpeshta. Në kohën që flasim në telefonin stabël, kuptoj se po më “largohet” disi.
-Niko?
Kalojnë disa çaste derisa të më përgjigjet. Zëri i tij, disi i zvargur e i përtuar, dëshmon se vëmendja e tij është fokusuar diku tjetër.nuk më merr shumë kohë për të kuptuar, se sapo ka marrë një email në celularin e tij, me siguri nga zyra. I nënshtruar në ligjin e pashkruar të savoir vivre të botës elektronike- një mesazh nga zyra që është kilometra larg shtëpisë së tij të pushimit është shumë me lart në hierarkinë e komunikimit, sesa një bisedë telefonike, që është “kufoma” e një epoke analoge.
“Të përshëndes tani”,- i them i mundur.
Pasi mbyll telefonin kam bindjes se virusi ZIKA zbythet përpara “epidemisë” të shmangies së vëmendjes. Po qe se “netëorked individual” e ka të pamundur të realizojë një komunikim të thjeshtë bisedor, çfarë ndodh p.sh. me mendimin?
Pak vite më parë, p.sh. hipje në tren apo autobus dhe e lije vështrimin dhe trurin të vështronte e lexonte mikrobotën, brenda së cilës ishe i ngërthyer, qoftë edhe për një çerek ore. Vështroje p.sh. një grua të moshuar në ndenjësen përballë, me duart e thara, lëkurën e fishkur dhe thonjtë që s’ishin bërë kurrë me manikyr, snobe dhe me diçka në vështrim që të bënte ta imagjinoje të re, duke vallëzuar, apo treguar anekdota. Apo një grup të rinjsh që hynin të zhurmshëm, indiferentë, të gëzuar e me një fjalor të gjysmuar, as zhargon, jo.
Dhe ti mendoje se të gjitha këto ishin bërë nga një dorë regjisori për të “provuar” se si ndërtohej universi i një të rrituri.
Sot, të gjitha këto gjëra të parëndësishme të jetës së përditshme shkatërrohen me një “klik”. Sido që të ndodhë, mendimi, jo vetëm i thellë, por edhe ai i cekët, do kohë dhe vëmendje, do analizën e vetvetes, do një “x- izolim”: të gjitha krejtësisht në mospërputhje me “individualitetin internetik e teknologjik” që e ndeshim gjithandej.
Në një artikull të tij të fundit në “New York Times” me titull “The end of Reflection” (Fundi i të menduarit), Tedi Wayne nuk ngurron të rrëfejë: “I vetmi vend i ngelur, ku mundem me garanci të ngelem i vetëm me mendimet e mia, është poshtë ujit të dushit”…
Sipas Nicolas Carre, kandidat për çmimi Pulitzer 2011, shkrimtar i “The Shalloës: What the Internet Is Doing to Our Brains”, gjithmonë ishte e vështirë gjetja e çasteve për të medituar, pasi vëmendja njerëzore ka një tendencë të lindur të “rrjedhë” në Univers.
Por sot, “…këto shanse bëhen gjithnjë e më të shpeshta, për arsyen e thjeshtë se aktualisht kemi mundësinë që të arratisemi vazhdimisht”
Një studim i vitit 2015 që u publikua në inspektimin PloS “mati” (nëpërmjet një aplikacioni)përdorimin e smartphone tek njerëzit e grupmoshës 18- 33 vjeç, së bashku edhe me vlerësimet e tyre personale.
Shumica e të anketuarve deklaruan se “luanin” me celularin e tyre 85 herë në ditë, ndërkohë që vlerësuan dhe kohën e shpenzuar për lojën nga 1 deri 5.05 orë.
Sikundër shkruan Wayne në “Nju-Jork Times”: “Po qe se je zgjuar 16 orë, duke hapur apo kontrolluar celularin tënd 85 herë, nënkupton se e bën këtë gjë çdo 11 minuta (Pa u përfshirë këtu përdorimi i internetit në kompjuter(, gjë që përkthehet në rreth 30% të ditës tënde. Cili është ndikimi i kësaj sjellje të detyruar psikike në mendim?”
Le t’i lemë specialistët e neurologjisë dhe të psikanalizës që të japin përgjigjet për lehtësirat dhe efektet anësore të teknologjisë së re.
Por, nuk mundet të mos përqendrohesh mbi këtë tkurrje galopante të mendimit.
Të mos mendosh, p.sh. se, në rast se Virxhinia Wulf shkruante me fanatizëm në Twitter, ndoshta nuk do të kishte vëzhguar mjaftueshëm botën rreth saj, në mënyrë që të krijonte fraza, si: “Nuk janë katastrofat, sëmundjet dhe krimet që na plakin dhe na vrasin. Është mënyra me të cilën njerëzit vështrojnë dhe qeshin dhe hipin duke vrapuar në shkallët e autobusit”!…
“Shekulli”





