Duke nisur nga dita e sotme, të gjithë të burgosurit që do të kapen me celularë në qeli, rrezikojnë që t’u shtohet dënimi nga 1 deri në 3 vjet burg.
Nga kjo masë do të preken gjithashtu edhe punonjësit e burgut që fusin celularë apo sende të tjera për të burgosurit të cilat janë të ndaluara, ata rrezikojnë një dënim nga 5 deri në 10 vite heqje lirie.
Masat e dënimit shtesë për të burgosurit dhe për dënimin e gardianëve kanë hyrë në fuqi që ditën e sotme në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri.





