Komisioni i Konkurrencës, pasi vendosi që të mbyllë procedurën e hetimit paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare, ka detajuar rekomandimet e mëposhtme:
- Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, si organ rregullator i tregut të komunikimeve elektronike dhe postare në përmbushje të detyrimeve ligjore që burojnë nga nenet 12, 38 dhe 61 të Ligjit Nr. 9918/2008, duhet të sigurojë dhe realizojë mbrojtjen dhe garantimin e mirinformimit të konsumatorit, duke përcaktuar për operatorët e shërbimit celular detyrimin që përveç çmimit të paketës standarde nga ana e ndërmarrjeve të publikohet edhe çmimi për njësi për çdo shërbim (lekë/min., lekë/sms, lekë/MB, etj.), që këto paketa përmbajnë.
- Në përmbushje të këtyre detyrimeve Autoriteti i Konkurrencës kërkon nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ndërmarrjen e veprimeve konkrete brenda afatit 90 ditë.
- Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorit, si organ i mbrotjes së interesave të konsumatorit, që të kërkojë transparencë çmimesh për njësi nga ana e operatorëve që operojnë në tregun e telefonisë celulare për çdo ndryshim apo hedhje të paketave të reja në treg që ka efekt të drejtpërdrejtë tek konsumatori.
- Ndërmarrjeve që operojnë në këtë treg, të marrin masa për aplikimin dhe publikimin e çmimit për njësi për çdo shërbim (lekë/min., lekë/sms, lekë/MB, etj.) që përmbajnë paketat standard, duke informuar Autoritetin e Konkurrencës brenda afatit 90 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
Autoriteti i Konkurrencës vendosi që të monitorojë tregun me pakicë të shërbimeve celulare për një periudhë 1 (një) vjeçare, duke filluar nga data 1 tetor 2017.
Më herët, Autoriteti njoftoi vendimin për mbylljen e hetimit hetimit paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare. /Monitor/