Vazhdojnë shfaqjet teatrale në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

“Celulë seksuale” është komedia e hidhur nga A. Longaretti që do të vijë për artdashësit durrsakë këtë fundjavë në datat 23 dhe 24 prill.

Ecejaket e përditshme, shtypja ndaj gruas, marrëdhëniet, jeta e përditshme, dashuritë dhe urrejtjet, dramat dhe pasionet, konfliktet apo insinuatat që krijohen, vijnë në Durrës nën interpretimin e: 𝗡𝗮𝘂𝗻 𝗦𝗵𝘂𝗻𝗱𝗶 | 𝗦𝗵𝗲𝗴𝘂𝘀𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗯𝗲𝘁𝗶 | 𝗗𝗲𝗹𝗶𝗻𝗱𝗮 𝗗𝗶𝘀𝗵𝗮 | 𝗝𝗼𝗿𝗶𝗱𝗮 𝗠𝗲𝘁𝗮 | 𝗙𝗿𝗮𝗻𝗰̧𝗲𝘀𝗸𝗮 𝗛𝘆𝘀𝗶.

Një komedi e përkthyer nga Rudi Erebara dhe nën regjinë e Donard Hasanit.

*Teatri njofton se: 𝘴𝘩𝘧𝘢𝘲𝘫𝘢 𝘱𝘦̈𝘳𝘮𝘣𝘢𝘯 𝘧𝘫𝘢𝘭𝘰𝘳 𝘪 𝘤𝘪𝘭𝘪 𝘮𝘶𝘯𝘥 𝘵𝘦̈ 𝘬𝘰𝘯s𝘪𝘥𝘦𝘳𝘰𝘩𝘦𝘵 𝘪 𝘱𝘢𝘱𝘦̈𝘳𝘴𝘩𝘵𝘢𝘵𝘴𝘩𝘦̈𝘮 𝘱𝘦̈𝘳 𝘬𝘢𝘵𝘦𝘨𝘰𝘳𝘪 𝘵𝘦̈ 𝘤𝘢𝘬𝘵𝘶𝘢𝘳𝘢 𝘴𝘱𝘦𝘬𝘵𝘢𝘵𝘰𝘳𝘦̈𝘴𝘩 𝘥𝘩𝘦 𝘳𝘦𝘬𝘰𝘮𝘢𝘯𝘥𝘰𝘩𝘦𝘵 𝘱𝘫𝘦𝘴𝘦̈𝘮𝘢𝘳𝘳𝘫𝘢 𝘦 𝘮𝘰𝘴𝘩𝘢𝘷𝘦 +16.

Shfaqja fillon në orën 19:00, ndërsa bileta kushton 500 lekë.

𝘉𝘪𝘭𝘦𝘵𝘢𝘳𝘪𝘢 | 𝟬𝟵:𝟬𝟬 – 𝟭𝟮:𝟬𝟬 𝗱𝗵𝗲 𝟭𝟳:𝟯𝟬 – 𝟭𝟵:𝟬𝟬