Ditën e sotme nis Censi i Popullsisë dhe Banesave. Me rastin e nisjes së tij, një reagim ka ardhur edhe nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.

Në reagim u bëhet apel besimtarëve orthodhoksë të tregojnë vëmendje në plotësimin e identitetit fetar.

“Meqë kjo pjesë e Censit është lënë vetëm fakultative, tregoni vëmendje dhe përgjegjshmëri, duke kërkuar shënimin e identitetit tuaj fetar: “i/e krishterë Ortodoks”.

Kontrolloni dhe sigurohuni që përgjigjja e pyetjes në lidhje me përkatësinë fetare, që e plotëson anketuesi, të jetë hedhur saktë në tabletin (aparatin elektronik) me të cilin regjistron, sipas asaj që ju keni deklaruar.”,-  thuhet ndër të tjera në deklaratë.

𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌

TË GJITHË BESIMTARËVE ORTHODHOKSË TË SHQIPËRISË

Nga dita e hënë, datë 18 shtator 2023, dhe në 6 javët në vazhdim, në të gjithë vendin do të kryhet Regjistrimi/Censi i Popullsisë dhe Banesave.

Në këtë proces të rëndësishëm do të regjistrohen edhe të dhënat e përkatësisë së besimit fetar. Meqë kjo pjesë e Censit është lënë vetëm fakultative, tregoni vëmendje dhe përgjegjshmëri, duke kërkuar shënimin e identitetit tuaj fetar: “i/e krishterë Ortodoks”.

Kontrolloni dhe sigurohuni që përgjigjja e pyetjes në lidhje me përkatësinë fetare, që e plotëson anketuesi, të jetë hedhur saktë në tabletin (aparatin elektronik) me të cilin regjistron, sipas asaj që ju keni deklaruar.