Censi i vitit 2023 i cili u publikua sot, tregoi ndryshimet e mëdha demografike të popullsisë së Shqipërisë.
Një prej komuniteteve me rënien më të madhe, paraqitet pakica maqedonase.
Kështu në të gjithë Shqipërinë, maqedonas janë vetdeklaruar vetëm 2281 persona. Sipas regjistrimit të vitit 2011, numri i maqedonasve ka qenë 5,512.
Ata jetojnë në nëntë fshatra rreth liqenit të Prespës në Korçë, e njohur si komuna e Pustecit, si dhe në disa fshatra të tjera në në rajonin e Gollobordës në rrethin e Dibrës.
Ndërkohë, Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian ka reaguar në lidhje me të dhënat e Censit të publikuara ditën e sotme nga INSTAT.
AMIE, shprehet e pakënaqur, madje e indinjuar në lidhje me të dhënat e publikuara.
Sipas kësaj partie, në këtë proces nuk janë zbatuar standardet ndërkombëtare dhe ato të Eurostatit. Madje ata kanë kërkuar ribërjen e procesit.