Këtë të mërkurë janë mbyllur edhe dy ndeshjet e mbetura të raundit të parë të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë.
Teuta fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Kukësit në “Niko Dovana”, me dygolëshin që mban firmën e Sherif Kallakut.
Pjesa e parë e kësaj përballjeje u mbyll me barazimin 0-0, ndërsa u desh minuta e 59’ që Kallaku të zhbllokonte sfidën.
Më pas në minutën e 72’ ishte po Kallaku ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës, duke vulosur edhe rezultatin e kësaj përballje të parë mes këtyre dy skuadrave.