Në sallën e seancave plenare, në Kuvendin e Shqipërisë po mbahet sot ceremonia për kujtimin e “25 viteve Kushtetutë”.
Në këtë datë të shënuar për shtetin ligjor, në seancë janë të pranishëm presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe personalitete të larta shtetërore nga vendi dhe vende mike.
Gjatë fjalës së saj Nikolla solli në vëmendje rëndësinë e zbatimit Kushtetutës. “Kuvendi nuk do të lejojë që të zgjedhurit të imponojnë vullnetin e tyre mbi të ata që i kanë zgjedhur. Para një dekade u përballëm me një sistem të korrupsionit, që ishte shndërruar në një gjyle të rëndë të antishtetit”, tha Nikolla.