Po bëhen përgatitjet e para për ceremoninë që do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” në kuadër të stërvitjes së ‘Defender 21’.

Kjo bëhet për qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të kenë mundësi të ndjekin nga afër autoblindat, mjetet ushtarake, por edhe të bisedojnë disa çaste me ushtarët vendas e të huaj.

Në kuadër të këtij zhvillimi, të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.

Pritet që gjatë këtij organizimi të mbajnë fjalën të tre prej tyre, në kuadër të kësaj stërvitje të përbashkët mes forcave ushtarake shqiptare dhe atyre amerikane.

Në krah të kryeministrit Edi Rama është shfaqur edhe ministri i mbrojtjes Niko Peleshi i cili pritet të mbajë gjithashtu fjalën e tij në këtë organizim.