Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e zhvilluar në repartin e Forcave Speciale RENEA, të cilat festojnë 30 vjetorin e krijimit.

Gjatë fjalës së tij, Nano teksa ka kujtuar efektivët e rënë në krye të detyrës, është shprehur se misioni këtij reparti është mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve.

“RENEA është histori suksesi. Në këto operacione të vështira, kemi patur veç suksesit edhe humbje të efektivëve. Kanë humbur jetën 5 punonjës që janë shpallur dëshmorë të atdheut dhe janë plagosur 18 të tjerë, duke u përballur me keqbërësit. Luan Haxhia, Lulzim Sulullari, Arben Ujka, Elham Elezi dhe Ibrahim Basha që janë memorizuar përjetësisht duke u gdhendur në altarin e kombit.

Misioni i këtij reparti mbetet shërbimi maksimal dhe me vetëmohim për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve në çdo rrethanë. Në operacionet  e kërkim-shpëtimit ndaj tyre janë shpëtuar me qindra jetë në rastet e fatkeqësive natyrore. Historia dhe misioni i RENEA ka vetëm një mesazh, ne jemi në shërbimin tuaj në çdo kohë, duke mbrojtur jetën me jetë”, tha ai.