Fondacioni Nobel ka bërë me dije se nuk do të ketë asnjë ceremoni këtë vit në Stokholm për çmimet Nobel ndërkohë që fituesit do t’i marrin medaljet dhe diplomat në vendet e tyre të orgjinës. Kujtojmë se vitin e kaluar festimet tradicionale u zëvendësuan edhe me një festë kryesisht dixhitale ndërkohë që pandemia e COVID-19 kishte përfshirë Europën dhe pjesën tjetër të botës.
Përmes zëdhënësit të tij, fondacioni deklaroi se do të kishin dashur që pandemia të kishte mbaruar dhe shpresojnë të mbajnë një ceremoni të vogël pavarësisht se pretendentët nuk do të jenë të pranishëm.
Por komiteti Norvegjez i Nobelit po mban të hapur mundësinë e dhënies së Çmimit Nobel për Paqe në Oslo me një event me njerëz, por kjo do të mësohet zyrtarisht në mes të tetorit.
Çmimi i Paqes vitin e kaluar iu dha Programit Botëror të Ushqimit përmes një ceremonie virtuale. Ndërkohë që çmimet Nobel të këtij viti, të dhëna për arritjet në mjekësi, fizikë, kimi, letërsi, paqe dhe ekonomi, do të shpallen nga 4 deri më 11 tetor. Çmimet Nobel u krijuan me vullnetin e shpikësit dhe biznesmenit suedez Alfred Nobel që prej viti 1901.