Në Shtëpinë e Pushimit të policisë në Plepa të Durrësit, u zhvillua ceremonia përmbyllëse e kampit veror të fëmijëve të klasave të 6-ta nga e gjithë Republika.
Në ceremoni morën pjesë autoritetet më të lartë të Policisë dhe Arsimit. Fëmijët e klasave të gjashta zhvilluan një program specifik me temë edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi, i kërkesës për drogë dhe substancave të tjera të rrezikshme.
Ishin punonjës policie në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore që kanë dhënë leksione në drejtim të edukimit të tyre kundër drogës, alkoolit e duhanit. Fëmijëve të ndarë në grupe të ndryshme, iu dha detyrë të sillnin punimet.
Të pranishëm ishin ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, Drejtori i Policisë së Shtetit i caktuar në detyrë, Drejtori i Drejtorisë Vendore Durrës, Perlat Çullaj , Nora Malaj nga Ministria e Arsimit etj. Të pranishmit u bënë apel fëmijëve që të jenë të vëmendshëm ndaj problematikave që shoqërojnë rritjen e tyre, për të qëndruar e denoncuar fenomenet e paligjshme.
K.H.





