28 nëntor 2013- Presidenti Nishani, Kryeministri Rama kryeparlamentari Meta dhe kabineti qeveritar u bene  bashke ne Vlore, vetem per ceremonine festive me rastin e 28 Nentorit. 

Ceremonia nisi me ngritjen simbolike te flamurit e pastaj me vendosje kurorash me lule te varri i Ismail Qemalit. 
I pari qe vendosi kurore ishte Presidenti Nishani, i ndjekur nga Kryetari i Parlamentit Ilir Meta si dhe nga kryeministri Edi Rama. Ndërsa kurorën e fundit me lule e ka vendosur Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.  Të pranishëm në aktivitetin e Vlorës ishin edhe autoritetet nga Kosova. 
Kryeministri Rama ka falenderuar gjithe ata qe i jane bashkuar ceremonise ne Vlore, duke premtuar angazhim per te cuar shtetin perpara. 
Deklarata e shkurter per median eshte bere pas mbylljes se homazheve ne varrin e Ismail Qemalit ne Vlore dhe ceremonise ne shesh, ne te cilin nuk ka pasur ndonje fjale nga ana e krereve te shtetit te pranishem.