Në zonën e përjashtimit të termocentralit bërthamor ukrainas në Çernobil, ku ushtria ruse gërmoi llogore dhe u përpoq të ndërtonte fortifikime, u regjistruan nivele anormale të larta të rrezatimit.
Kompania shtetërore e Ukrainës për energjinë bërthamore Energoatom, kreu i së cilës Petro Kotin së bashku me specialistët e Kompanisë vizituan një nga zonat e pyllit.
Indeksi i rrezatimit të jashtëm “është 10-15 herë më i lartë se normali”, shpjegon Energoatom, duke shtuar se “një nga treguesit që formon rrezatimin e brendshëm të marrë nga banorët nga sipërfaqja e tokës (qe quhet ndotja Beta)” është “160 herë më i lartë se norma”.
Një faktor tjetër i rrezatimit të brendshëm është ndotja alfa, e cila formohet si rezultat i fragmenteve të karburantit bërthamor të rrezatuar, muraturës grafitit, etj., të shpërndara në të gjithë këtë pjesë të Pyllit të Kuq.





