Të martën pasdite në plazhin e Golemit. u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për të gjithë vrojtuesit e plazhit që kaluan kursin e zhvilluar nga federate shqiptare vrojtuesit e plazhit dhe shpetimit në ujë.

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, u shpreh se siguria në plazhe kalon përmes masave konkrete dhe një nga këto është edhe vrojtuesi i plazhit.

“Tri vjet më parë kanë qenë vetëm 25 vrojtues në plazhet e vendit tonë, por sot janë lëshuar afro 1000 certifikata nga federate dhe shkollat profesionale”, tha Klosi.

Aktualisht, në 12 bashkitë bregdetare të vendit, më shumë se 50 për qind e sipërfaqes së rërës janë plazhe publike. Klosi deklaroi se me ndryshimet e bëra këtë vit konstatojmë se aplikimet nëpërmjet portalit e-Albania kanë shkuar shumë mirë duke pasur 2100 aplikime në total për plazhe private, ndërkohë që afro 6000 problematika të ndryshme kanë marrë përgjigje nëpërmet e-mailit nga stafi i e-Albania.

Siç është bërë e ditur, aktualisht plazhet private e kanë detyrim vrojtuesin e plazhit dhe sipas burimeve nga bashkia e Kavajës, të gjitha licencat e lëshuara në plazhet që mbulon kjo bashki janë të pajisur me vrojtues plazhi.