Pas disa javësh ku nuk ka dalë në media, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë në një konferencë për media ku ka folur për dosjen e Arben Ahmetajt.

“Çështja Ahmetaj është një ngjarje e pandodhur që numri dy i qeverisë të arratiset nga vendi.

Edhe t’i shmanget drejtësinë që vetë ka votuar dhe që është tërësisht e papranueshme.

Tregon edhe krizën e jashtëzakonshme të korrupsionit që ka mbërthyer qeverinë dhe shtetin.

Qëndrimi im ka qenë dhe është i qartë, duhet të përballet me drejtësinë për përgjegjësitë e tij ligjore, individuale dhe të mos harrojmë atë që ka thënë Ahmetaj, para disa muajsh se ‘ai nuk ishte aq i fuqishëm sa të garantonte ecjen përpara të një afere kaq të madhe si inceneratorët’.

Sa më takon mua, besoj se dini që denoncimet e para kanë ardhur nga ne” tha Meta.