Andrea Anjeli dhe Juventusi nuk kanë ndër mend që të dorëzohen lehtë për titullin e sezonit 2005-2006 të humbur si rrjedhojë e skandalit “Calciopoli”.
Pasi avokatët e klubit bardhezi vazhdojnë të shqyrtojnë dosjet që e kanë dënuar dhe pasi kanë grumbulluar disa informacione të radhës, të cilat nuk mjaftojnë për t’i mohuar “Zonjës së Vjetër” titullin e vitit 2006, njerëzit e besuar të presidentit Andrea Anjeli dje e kanë depozituar ankimimin për të apeluar vendimin në Kolegjin e Garancisë në CONI (Komiteti Olimpik Italian).
Ndërkohë, sërish dje, UEFA ka lajmëruar edhe Juven pas Milanit, Interit e Romës për të kuptuar vlerësimin e situatës me “fair play”-n Financiar në klub.





