Autoritetet gjyqësore kanë lëshuar një urdhër ndalimi për një tjetër shtetas në lidhje me vrasjen e Gazmend Çollakut në fillim të vitit në Durrës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime zyrtare, të cilat saktësojnë se personi i kërkuar është shtetasi Ervin Dalipaj. Dalipaj më herët ka mbajtur postin e shefit të seksionit të antikrimit ekonomik në policinë e Tiranës.

Sipas burimeve, ekzistojnë dyshime se Dalipaj ka qenë pjesë e grupit të pengmarrjes dhe më pas vrasjes së Çollakut

Më herët gjatë ditës, uniformat blu arrestuan të dyshuarin e parë për rrëmbimin dhe vrasjen e Çollakut, shtetasin Denis Shtraza. 

Pas një hetimi intensiv forcat policore bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin e 33-vjeçarit nga Durrësi, i cili u kap teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria përmes Aeroportit të Rinasit. 

Nga analizat e provave materiale policia kishte konstatuar se, Shtraza ishte njeriu që kreu ekzekutimin e Çollakut.