Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu ka mohuar që Anel Dedic të jetë dënuar me 5 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës.

“Nuk ka asgjë të vërtetë. Dediç u dënua dy javë dhe ne paguam gjysmën e dënimit. Do të jetë keqkuptim i medias dhe mendoj se kjo çështje është ekzagjeruar shumë”, tha Hasanbelliu.