Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka konfirmuar përpjekjet që po bëhen në lidhje me çështjen e Ballist Morinës me shtetin kroat, që nga komunikimi i dy kryeministrave pak ditë më parë në Podgoricë, e deri te veprimet e tjera të institucioneve shtetërore. Bushati është shprehur besimplotë se çështja do të zgjidhet në mënyrë racionale.

Ndërsa shton se “jemi në një tryezë shahu, ku secila prej palëve bën lëvizjet që i gjykon me dobiprurëse. Serbia i ka bërë veprimet e saj. Kemi precedentin italian, ku ju refuzua kërkesa Serbisë. Ne besojmë që Kroacia duhet të ndjekë këtë precedent”.