Situata në Kosovë me rrëmbimin e tre policëve nga forcat serbe ka shkaktuar debate në Kuvendin e Shqipërisë.

Deputeti Asllan Dogjani ka folur i revoltuar në parlament duke kërkuar që Kuvendi të dalë urgjentisht me një qendrim konkret për situatën në Kosovë, e cila ka agravuar, ndërsa ka ironizuar qëndrimin e kryeministrit Rama.

Asllan Dogjani: Kam kërkuar që Kuvendi të mbajë një qëndrim, situata ka agravuar.

Kemi kryeministrin e Shqipërisë që sillet si kryetari i OKB-së dhe nuk tregon asgjë për draftin e asociacionit që propozoi për Kosovës.

Të dënojmë sulmet e Serbisë ndaj policëve të Kosovës. Nuk ka dalë akoma Kuvendi i Shqipëisë me një qëndrim.