Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla, pas takimit me kreun e SHISH, Visho Ajazi, po zhvillon një takim me Presidentin Bujar Nishani.

Të pranishëm në takimin që po mbahet në vilën rezidenciale në Sauk, janë dhe Prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj dhe Prokurori i Tiranës, Petrit Fusha.

Takimi vjen pas pezullimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe pas përplasjes prokurori, gjykatë dhe polici për çështjen e përgjimeve, që është edhe në fokus të bisëdimeve mes palëve.