Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për 4 ish-zyrtarët e Komunës së Ishmit të cilët akuzohen për abuzim me pronat.

Ndaj ish-kryetarit të Komunës, Sulejman Ibrahimi dhe ish-përgjegjësit të zyrës së Bujqësisë në këtë Komunë, Enver Shima, është lënë në fuqi vendimi "arrest me burg".

Ndërsa ndaj Ornela Shëmlikaj me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish-Komunën Ishëm, aktualisht në detyrë në këtë njësi administrative, dhe avokates Shpresa Merdita, me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish-Komunën Ishëm, gjykata e Durrësit ka dhënë masën "detyrim paraqitjeje".

Prokurori i çështjes ka kërkuar masën arrest me burg për të 4 ish-zyrtarët.