Në Gjykatën e Posaçme të Apelit u hodh sot shorti për trupën gjykuese që do të gjykojë çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri dhe ish-kreut të policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Në Apel do të gjykohet nga Daniela Shirka që është kryesuese, anëtare Ilirjana Olldashi dhe anëtari i tretë pritet të delegohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Ish ministri u dënua me 5 vite burg nga Shkalla e Parë, vendim i cili u konvertua në 3 vite shërbim prove.

Ndërsa kujtojmë se Apeli e ktheu çështjen për rigjykim në shkallën e parë, me argumentin se kjo gjykatë kishte gabuar në rikualifikimin e akuzës nga “trafik i narkotikëve” në “shpërdorim detyre”.