Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim përfundimtar për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Presidenti i Republikës dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë kërkuar shfuqizimin e ligjit special të VKM për transferimin e pronës dhe vendimit të Bashkisë Tiranë për shembjen e Teatrit.
Tashmë pas një seance maratone, që filloi sot në orën 10.00 të paradites, trupa gjykuese do të marrë një vendim për Teatrin Kombëtar.
“Siç jeni në dijeni, mbaruam një seancë maratonë, filloi ne 10.00 paradite. Sot u bë realisht gjykimi i themelit të çështjes, ku Presidenti dhe Aleanca kërkuan shfuqizimin e ligjit special të 2018 të VKM së transferimit të pronës së 2020 dhe vendimit të Bashkisë pë shembjen e teatrit.
Pas një debati të gjatë siç e keni ndjekur, Gjykata Kushtetuese e mbylli hetimin, administroi provat dhe u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar.’’– tha avokatja Adriana Kalaja.





