Këtë të mërkurë u zhvillua seanca e radhës në GJKKO për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për tragjedinë e Gërdecit.

Në përfundim të seancës ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dha një prononcim për mediat, ku u shpreh se të gjithë duhet të thonë të vërtetën për çështjen ‘Gërdeci’.

Ai tha se shpreson që të gjithë të flasin, ndërsa shtoi se ka edhe dëshmitarë që heshtin.

“Ky proces tregon se ministri i Mbrojtjes s’ka bërë asgjë tjetër veçse ka zbatuar ligjin. Nuk e di nëse do dëshmojë Luan Hoxha, shpresoj që të gjithë të vijnë të dëshmojnë dhe të flasin. Në inertes të zbardhjes së vërtetës të mbajë qëndrimin e vetë siç e mendon dhe si ka vepruar.”, u shpreh Mediu.

Seancën e radhës prokuroria ka thirrur Luan Hoxhën, ish-shefi i shtabit të përgjithshëm që ndodhet në Amerikë. Ende nuk dihet si do të merret dëshmia e tij.