Ish-drejtor i kompanisë MEICO, Ylli Pinari, pas dëshmisë në GJKKO në një prononcim për mediat në ambientet e jashtme të gjykatës, ka deklaruar se përgjegjës për ngjarjen e rëndë të Gërdecit janë Forcat e Armatosura dhe kompania kontraktore.
Sipas Pinarit, FA dhe kompania nuk zbatuar rregullat që i ishin përcaktuar në kontratë.
“Shpërthimi është përgjegjësi e Forcave të Armatosura. Ato nuk kanë kryer asnjë nga detyrat që u përcakton legjislacioni, vendimet e qeverisë dhe urdhrat e ministrit. Për mua është përgjegjësi e tyre të të operatorit që duhet të zbatonte rregullat që ne i kishim caktuar në kontratë”, deklaroi ai.
Më tej ai shtoi se “MEICO” kishte për detyrë të merrte në dorëzim dhe të dorëzonte municionin.
“MEICO kishte detyrën të merrte në dorëzim dhe të dorëzonte municionin, kaq. Vet statusi i MEICO është ndërmarrje që përfaqëson interesat e pronarit të mallit, që ishin Forcat e Armatosura, dorëzonte mallin dhe të gjitha arkëtimet e lekëve kalonin në buxhetin e shtetit”, deklaroi jashtë GJKKO, Ylli Pinari.