Plagosja e Artan Gjermeni, gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, do të hetohet nga Prokuroria e Durrësit.Proçedimi është regjistruar pa autor, për plagosje të lehtë, ndërkohë që vetë gjyqtari vazhdon t’i qëndrojë deklarimeve se është vetëplagosur në banesë.
Për të shmangur konfliktet e interesit, hetimi i këtij rasti i është kaluar Prokurorisë së Durrësit. Prokuroria e Tiranës ka regjistruar proçedimin pa autor, për plagosje të lehtë, dhe më pas ka shpallur moskopetencën për hetimin e saj, pasi Gjermeni është gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë dhe, si i tillë, nuk mund të hetohet nga Prokuroria e Tiranës.
Gjatë kontrollit të automjetit të gjyqtarit, Policia e Shtetit ka gjetur 18 760 euro dhe 285 000 lekë, shuma të cilat kanë ngritur disa dyshime mbi vërtetësinë e deklaratave të Gjermenit. Megjtihatë, ai vazhdon t’i qëndrojë deklarimeve se është plagosur aksidentalisht në garazhin e banesës.





