Trajneri i Interit, Roberto Mançini, ka mbajtur konferencën e parë për shtyp në prag të sezonit të ri, teksa nuk kanë munguar as batutat. Duke folur për çështjen Icardi, i cili është drejt largimit, ai e komentoi në këtë mënyrë. “Nuk kam lexuar asgjë, nuk di asgjë, janë gjëra që nuk më përkasin mua. Nuk e lexoj shtypin, nuk shoh televizion, nuk e dëgjoj radion. E shumta, ndonjëherë shoh filmat porno. Për mua ka rëndësi që Icardi të stërvitet mirë, të luajë mirë dhe të shënojë 20 gola”, shprehet Mançini.