ANGLI– Do t’i bëhet nesër autopsia trupit të Jacintha Saldanaha, infermieres 46 vjeçare, me origjinë indiane, e cila dyshohet se vrau veten pasi dha detaje konfidenciale mbi shëndetin e princeshës Kate Middleton.
Infermierja iu përgjigj pyetjeve telefonike të drejtuara nga “mbretëresha Elisabeth”, ndërkohë që nga ana tjetër e receptorit të telefonit ishte një gazetare e Radio Australia-s që imitoi zërin e mbretëreshës angleze.
Kate Middleton ndodhej e shtruar në spitalin King Edward VII të Londrës, ndërkohë që interesi i mediave botërore për shtatzaninë e saj ishte mjaft i madh.
Infermierja indiane u gjet e vdekur në një kompleks apartamentesh në qendër të Londrës mëngjesin e së premtes. Policia pas hetimeve të para u shpreh se bëhej fjalë për një vdekje jo të dyshimtë.
Kate Middleton qëndroi për disa ditë me rradhë e shtruar në spital, ndërkohë që pallati mbretëror pranoi për herë të parë shtatzaninë e princeshës, e cila tani për tani ka anulluar të gjitha aktivitetet zyrtare.