Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka lidhur mosreagimin e kryeministrit Edi Rama mbi çështjen McGonigal me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Berisha tha se Kim i ka kërkuar Ramës të mos bëjë asnjë deklaratë.

“Burimet e besueshme kane informuar se në heshtjen e Edi Ramës  një rol të rëndësishëm ka gurvenatorja Yuri Kim e cila i kërkuar Ramës të mos bëjë asnjë deklaratë,” tha Berisha.

Ndërkohë ai e ka cilësuar viktimë Lulzim Bashën që vazhdon të heshtë edhe pse Rama përdori kundër tij atë që Berisha e cilëson si një nga njerëzit më të fuqishëm  në planet.

“Edhe viktimë Basha ka mbyllur gojën si me zinxhirë. A mund të imagjinoni se njeriu që përdori një nga njerëzit më të fuqishëm të planetit kundër tij, tani bën sikur nuk ekziston”, tha Berisha.