Ditën e sotme, në një konferencën me gazetarët, kryeministri Edi Rama, u ndal te çështja ‘McGonigal’, për të cilin SPAK ka nisur një hetim.

Rama tha se nuk është i shqetësuar dhe se nuk ka pse, pasi kjo çështje është hetuar në SHBA.

“Pse duhet të jem i shqetësuar unë për rastin McGonigal, kur ajo çështje është hetuar në SHBA. S’ka asnjë lidhje me ato që thuhen këtu. SPAK të hetojë, s’ka asnjë problem”, është shprehur kryeministri Rama.