Deputeti demokrat Ervin Salianji dhe avokati Plarent Ndreca kanë pasur një debat në emisionin “Open” në lidhje me çështjen “McGonigal” dhe përfshirjen e kryeministrit Rama me këtë të fundit.

Sipas Ndrecës askush në opozitë nuk ka shprehur asnjë fakt që tregon se Rama është “i zhytur”, ndërsa tha se kryeministri i lexoi dhe sqaroi pikat ku përmendet në aktakuzë ditën e sotme gjatë seancës.

Nga ana tjetër deputeti demokrat është përgjigjur duke thënë se është një “mjerim i madh” që çdo përfaqësues i PS-së ndjek atë që thotë kryeministri, ndërsa shtoi se Ramën nuk e ka akuzuar opozita por organet e drejtësisë në SHBA.

Ndreca: As Salianji e asnjë në opozita nuk ka shprehur ndonjë fakt që Rama është zhytur. Nuk e di se ku ju rreh këtyre që këmbëngulin në një boshllëk kaq të madh juridik e faktik. Kryeministri i lexoi pikat ku përmendet, e vetmja arsye pse përmendet është se takimet e McGonigal duhet të deklaroheshin nga ai në FBI. Kjo ka qenë arsyeja pse prokuroria i ka përmendur takimet. As do e kuptojë njeri me këtë mënyrë.

Salianji: Është një mjerim i madh dhe çdo përfaqësues i PS thotë fluturon gomari nëse thotë kryeministri. Kryeministrin nuk e ka akuzuar opozita, asnjë përfaqësues politik i opozitës, e ka akuzuar SHBA.

Salianji: Për shkak se ka imunitet nuk hetohet nga ata, se do ishte atje krahë për krahë me McGonigalin si nën hetim.

Ndreca: I ke bindur të gjithë tani. I binde. Vetëm për fakte nuk po flet, po flet për çdo gjë vetëm për ato jo. E zëmë se sikur është si thua ti dhe Rama ka shpëtuar për shkak të imuniteti. Po McGonigal pse ka shpëtuar, çfarë imuniteti ka ai?

Salianji: Ku e di ti? Po thua një gjë që nuk ekziston.

Ndreca: Nuk të marr leje ty. E vetmja arsye që zotëria amerikan është në gjyq është se nuk ka deklaruar për 3 akuza, për mos deklarim udhëtimesh, falsifikim formularësh dhe . Uau. E kupton sa rëndë jeni o zotëri?

Salianji: Nuk erdhëm për të parë Ramën teksa mashtronte në seancë.