Biznesmeni Fatmir Bektashi është paraqitur në SPAK paraditen e sotme ku do t’i komunikohet akuza e ngritur ndaj tij për çështjen “Partizani”. 

Ndaj biznesmenit është caktuara masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. 

Kujtojmë se ndaj tij është dhënë masa detyrim paraqitjeje dhe bllokim të pasaportës, e njëjta masë që është dhënë edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha. 

Sipas SPAK, Bektashi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, pasi është pikërisht ai që ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezi për arritjen e qëllimit, i cili ka qene shfrytëzimi i territoreve sportive Partizani për kryerje ndërtimesh.