Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka mbërritur në SPAK ku do të merret në pyetje nga prokurorët në lidhje me dosjen “Partizani”.
Malltezi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.
Në një deklaratë për mediat para SPAK ai u shpreh se në këtë çështje nuk ka dëm.
“Kthehemi çik te rasti konkret, kam marrë një ftesë pas 2 vitesh e 2 muajsh që ka bërë kallëzim Balla, vendosa ta respektoj. Është nisur nga një kallëzim i rremë i Ballës. Është vërtetuar që toka ishte e pronarëve të familjes tiranase, iu kthye mbi 100 familjeve, klubi Partizani nuk iu kthye Jamarbër Malltezit, asnjë qeverisje nuk ia ka dhënë Malltezit apo një personi. Edhe vetë SPAK-u e pranon që s’ka dëm, po arrestojnë njerëz me dëm 0, përkundrazi shteti ka marrë 800 mijë dollarë nga privatizimi i objekteve të rrënuara. Ka rezultuar që Edi Rama ka bërë shkelje, 330 mijë euro dëm pasi ka shpërdoruar detyrën, por nuk ndihen sepse Rama është mbi ligjet. Këto i lëpihen, laro”- tha Malltezi.