Prokuroria ka dërguar fletë-thirrje për: Orges Shehi, Marko Radas, Bajram Jashanican por këta nuk janë të vetmit që do të merren në pyetje.
Burime pranë Prokurorisë së Tiranës bëjnë me dije se përveç pjesëtarëve të Skënderbeut do të thirren edhe futbollistë dhe zyrtarë të Flamurtarit.
Hetimet do të thellohen akoma edhe më shumë pasi në prokurori do të thirren gjyqtarë, zyrtarë të FSHF-së dhe zyrtarë të klubeve të tjera. Numri i atyre që pritet të merren në pyetje gjatë javëve në vijim është afro 20 dhe ka pjesëtarë të disa klubeve të Superiores. Kujtojmë që për shkak të dyshimeve për fiksime ndeshjesh, UEFA ka pezulluar Skënderbeun për një vit nga Kupat e Europës.