Ndërsa ka nisur zyrtarisht “beteja” për bashkinë e Durrësit, kandidati për koalicionin “Bashkë fitojmë”, Igli Cara është ndaluar tek “Veliera”.

Për projektin, që ka qenë prej kohësh qendër e akuzave, që PD lokale ka ngritur kundrejt bashkisë së qytetit bregdetar, Cara thotë se është “dëshmi e cënimit të identitetit të Durrësit dhe një shembull konkret i shpërdorimit të fondeve publike“.

Në një video të publikuar në rrjetet e tij sociale, ish-kreu i degës lokale të PD Durrës thotë se “100 mijë votues, ditën që do të shkojnë të votojnë duhet të kuptojnë, që 100 mijë lekë të tyret janë këtu, janë shpenzuar për një gjë që nuk vlen.