Seanca gjyqësore e rradhës në Gjykatën Administrative të Durrësit është shtyrë, pasi një prej anëtarëve të trupit gjykues ishte sëmurë. Gjyqtarja Klodiana Mezini ka paraqitur raport mjekësor.

Seanca e rradhës për çështjen “Veliera” do të zhvillohet më 31 janar.

Pritet që seanca e ardhshme, do të vendosë mbi fatin e investimit 6 milion euro të Bashkisë Durrës.

Ambientalistët kundërshtojnë projektin “Veliera” në Durrës për shkak se sipas tyre punimet zhvillohen në një zonë të mbrojtur arkeologjike.

K.H.