"Procedura e regjistrimit të ish-hotel 'Vollgës' është bërë kur unë isha me pushime. Këtë e mësova më vonë, pasi pala tjetër që pretendonte pronësinë kishte bërë një ankim për regjistrimin".
Është kjo dëshmia e drejtoreshës juridike e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës, Merita Qato, në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Qato ka dëshmuar në seancën gjyqësore ndaj Emiljano Shullazi, në lidhje me regjistrimin e ish-hotel "Vollgës" në ZVRPP-në e Durrësit.





