Prokuroria e Posaçme ka deklaruar se çështjet komplekse të hetimeve mund të zgjasin përtej afatit 6-mujor. Gjatë një njoftimi për mediat, SPAK thekson se këto hetime zgjasin deri në 2 vite. Ndërkohë që për t’i përfunduar këto çështje kërkohet angazhimi i një prokurori të posaçëm dhe 2 hetuesve.
“Çështjet komplekse zgjaten përtej afatit prej 6 muajsh deri në 2 vjet. Për t’i përfunduar këto çështje angazhohet një prokuror i posaçëm dhe dy hetues”, shkruan SPAK.





