28 prill 2015 – Karabinierët e qytezës së Kastel Volturnos afër Napolit arrestuan shkodranin Cesk Marashin e datëlindjes 1979.
Cesku ishte klandestin në territorin italian. Ai u arrestua, sepse kishte për të vuajtur edhe 30 muaj burg për shpërndarje droge të kryer në korrik të vitit 2012. Tre shqiptarë të tjerë, që banonin në të njejtën shtëpi me Marashin u kallëzuan penalisht për përkrahje pas ndodhjes së krimit.
Cesku pas arrestimit u dërgua në burgun Santa Maria Capua Vetere.
/Gj. Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/