TIRANE, 5 prill 2013 – Kompania CEZ Shpërndarje do të punësojë 30 studentët më të mirë që përfundojnë studimet në inxhinierinë elektrike. Administratori i kompanisë, Sahit Dollapi, që u takua me studentët e këtij fakulteti, u garantoi atyre bashkëpunim dhe dhënien e mundësisë, jo vetëm për kryerjen e praktikës, por edhe për punësim. 

“Unë jam këtu për të firmosur me disa prej jush kontratën e punësimit mes CEZ Shpërndarje dhe studentëve që këtë verë do të përfundojnë studimet me rezultate të larta. Ju inkurajoj që të studioni fort sepse në CEZ Shpërndarje presin 20-30 kontrata për t’u firmosur prej jush”- deklaroi Dollapi. 

Administratori i CEZ Shpërndarje ka deklaruar përpara studentëve se sektori i energjisë ka pësuar ndryshime të mëdha vitet e fundit, me ndërtimin e dhjetëra hidrocentraleve të rinj, çka hap një perspektivë të shkëlqyer për punësim.