·        CEO Benesh: E konsideroj sukses marrëveshjen e negociuar për 95,5 milionë euro deri në vitin 2018

DURRËS, 25 qershor 2014 –  “Më mirë një vezë sot sesa një pulë mot”, me fjalën e urtë shqiptare që ka dhe përgjegjëse dhe në gjuhët e huaja (p.sh. në anglisht: “a bird in the hand is worth two in the bush”), kështu e ka komentuar radio Praga deklaratën e kreut të CEZ-it për përfitimin e 95,5 milionë euro deri në vitin 2018.

Z. Daniel Benesh (Beneš), kryetar i Bordit të Drejtorëve dhe CEO (drejtori i përgjithshëm ekzekutiv) i CEZ, a.s., ka deklaruar, më 24 qershor 2014, të nesërmen e nënshkrimit të marrëveshjes me qeverinë shqiptare:

 “E konsideroj sukses marrëveshjen e negociuar, sepse do të marrin fonde në mënyrë të konsiderueshme më herët dhe nuk do të na duhet të presim me vite për rezultatet e procedurave të arbitrazhit. Marrëveshja është hartuar në mënyrë të tillë që kompensimi financiar do të garantohet nga banka e njohur Evropiane”.

Sipas marrëveshjes, CEZ-i do të marrë një kompensim prej 95.5 milionë euro si pagesë të arkëtueshme dhe kalimin e aksioneve në CEZ Shpërndarje, përveç 4,5 milionë euro tashmë të marra nga CEZ-i.

Shuma do të paguhet në këste vjetore deri në vitin 2018, citon znj. Barbora Pulpanova, zëdhënëse e CEZ-it.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/